Një tjetër sukses i madh për sportin kosovar vjen nga Kampionati Evropian i Karatesë, që po mbahet në Yerevan të Armenisë. Karateisti gjilanas Betim Maliqi ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë -75 kg, duke ngritur lart emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Në një përballje, Betimi tregoi zemër dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, duke arritur të mposhtë në sekondat e fundit italianin De Vivo, një duel që la pa frymë të pranishmit dhe përfaqësuesit nga e gjithë Evropa.
Ky rezultat është jo vetëm një arritje personale për Betimin, por edhe një sukses i madh për Federatën e Karatesë së Kosovës, e cila po vazhdon të dëshmojë se është një ndër federatat më aktive dhe më të suksesshme në vend.