Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi, ndodhet në vijën e parë të frontit në luftën me virusin vdekjeprurës, koronavirusin.
27 vjeçari është në vijën e parë të frontit me personat e infektuar nga koronavirusi në një nga spitalet në Zvicër, atje ku ishte duke specializuar në fushën e mjekësisë.
Karaqi ndodhej për specializim në kirurgji dhe ortepedi (viti i parë), por pas përhapjes së madhe të koronavirusit, ai tha se të gjitha degët e mjekësisë kanë bashkuar forcat për ta luftuar këtë virus.
“Në fillim kam qenë në front me pacientët e dyshuar për COVID-19 dhe i kam marrë mostrat për testim. Tani testet kryhen para hyrjes së Spitalit dhe ne pranojmë rastet e rënda, si dhe gjithë pacientët e sëmundjeve të tjera” – tha Karaqi për ‘Sportin Total’.
Ndryshe, Alvin Karaqi tani është reprezentues i Shqipërisë në karate, pas disa mos-marrëveshje që kishte me Federatën e Kosovës. Ai është nënkampion i Europës për U21 dhe kampion Europe për universitetet./metro/