Kardiologu Besim Gruda në koordinim me doktor Blerim Islamin kanë arritur me sukses të rikuperojnë pacientin me çrregullime të rënda të ritmit takikardi ventrikulare.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kardiologu Gruda përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Shneta.
Pacienti me çrregullim të rëndë të ritmit TV ( takikardi ventrikulare ) , hemodinamiksht jo stabil , kardiopat i dilatuar , diabetik një kohë të gjatë, shumë rezistent në terapi medikamentoze është vënë në gjjumë dhe pastaj me 150KJ është goditur për t’u kthyer në ritmin bazik sinusal.
Sipas doktorit Gruda gjendja e pacientit tashmë është stabile dhe është nën mbikëqyrje nga ekipi shëndetësor.