Këngëtari dhe humanisti Labinot Tahiri iu drejtua dje Kryeministrit Kurti me një letër publike ku i kërkonte ta bënte Ministër të Shëndetësisë.
Në lidhje me këtë kërkesë, ndaj Labit ka reaguar Daut Gorani, kardiolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gorani tha se është në gjendje t’ia japë pagën e tij Labit vetëm për të mos u bërë Ministër i Shëndetësisë, pasi Labi vet kishte deklaruar se nuk ka lexuar asnjë libër.
“Une ja jep pagen time Labit mos mu ba Minister i Shëndetësisë.
Më kujtohet kur rëfente në një emision televiziv që kur në jetë nuk kishte lexu asnjë libër!
Vaj medet për mediat tona që i japin hapsirë injorantit!”, ka shkruar kardiologu në facebook.