Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se në 133 faqet e Raportit të Progresit, 99 herë është përmendur fjala korrupsion.
Përmes një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se korrupsioni është në institucione.
“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!”.
Në videon që e ka shpërndarë ai thuhet se “korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë. Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Krasniqi.