Gjilani të enjten luan në udhëtim kundër Tre Pennes së San Marinos, në kuadër të parakualifikimeve të Ligës së Evropës.
Ekipi gjilanas kërkon të shkruaj historinë dhe për ta kaluar këtë raund garash, Gjilani ka nisur qe disa ditë stërvitjet, raporton GazetaSheshi.
Synimi i futbollistëve, trajnerit dhe anëtarëve të klubit është debutimi i suksesshëm evropian
Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati është treguar optimist dhe beson që do të i’a dalin për ta kaluar Tre Penne-n.
“Me marrjen e informatës për shortin që kemi pasur, jemi duke u përgatitur dhe duke u bazuar në forcën e kundërshtarit. Besoj se ne si grup dhe si ekip kemi forcë për ta kaluar këtë faz dhe shpresoj që do të i’a dalim”, ka thënë Kastrati për KTV.
Drejt San Marinos, Gjilani do të niset të mërkurën nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Ndërsa takime me Tre Penne do të zhvillohet me 20 gusht (E enjte) në stadiumin kombëtar të San Marinos, “Stadio Olimpico di Serravalle”, me fillim nga ora 21:00.