Sport Club “Gjilani” ka arritur të realizoi fitore të madhe në udhëtim ndaj skuadrës së Llapit, shkruan Gazetasheshi.com
Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 0-1, me golin e shënuar nga sulmuesi malazez Darko Nikac, i cili u asistuar për mrekulli nga Gerhard Progni.
Kapiteni i SC Gjilanit, Ylber Kastrati pas ndeshjes ka bërë një postim në rrjetin e tij social duke thënë se këtë fitore të madhe ia dedikojnë Presidentit historik, Shukri Sylejmanit.
“Në emër të gjithë neve, qe ndjejmë kuq e bardh, kjo fitore shkon për Presidentin tanime te ndjer. Le të jetë ky një shkak pozitiv dhe një kontribut i fundit, nga ish presidenti për motiv dhe për rezultate pozitive në vazhdim. Vazhdojmë”, ka shkruar Ylber Kastrati.