Kapiteni i Gjilanit Ylber Kastrati foli për ndeshjën e së dielës ku ekipi i tijë luan kundër Trepçës 89.Ai theksoi se edhe pse në temperatura të larta që mbretruan gjatë javës ata janë përgaditur maksimalisht për këtë ndeshje.
“Ka qenë një javë me temperatura të larta,por gjithsesi jemi munduar të ambientohemi. Përgaditjet kanë shkuar shumë mirë,disponimi në skuadër është në nivelin e duhur dhe bashkëlojtarët kanë punuar gjatë gjithë javës me seriozitet dhe intenzitet të lartë” u shpreh ai.
Kastrati më tutje tha se edhe pse skuadra ka pësuar shumë ndryshme nga edicionet e kaluara ata kanë punuar shumë në fushë dhe janë përshtatur shumë mirë me njëri tjetrin ku dhe kanë krijuar raporte shumë të mira shoqërore mes vete.Ai në fund ka edhe një porosi për tifozët e Gjilanit për ndeshjën e së dieles.
“Vërtet se skuadra ka pësuar shumë ndryshime por ne jemi ambientuar shumë shpejt me njëri tjetrin,ku dhe kemi krijuar raporte shumë të mira shoqërore.Lojtarët me padurim po e presin ndeshjën kundër Trepçës 89,kur dihet se për shumicën është ndeshja e parë para tifozëve tanë.Porosia ime për Skifterat është vetëm data vendi dhe koha ndeshjës sepse vetëm për këtë kanë nevoj ata kur është në pyetje dashuria ndaj Gjilanit,kurse pjesën tjetër ata e dëshmojnë më mirë se kushdo tjetër” përfundoi kapiteni i skuadrës Ylber Kastrati.