Kastriot Selmani pësoi dje një lëndim në ndeshjen që FC Drita, zhvilloi kundër Prishtinës, në gjysëm finale të Kupës së Kosovë shkruan Radio Star.
Përmes një komunikate klubi gjilanas, ka njoftuar se Selmani, ka pësuar frakturë në klavikulë, me ç’rast i’u nënshtrua një operimi.
Komunikata e plotë:
Kastriot Selmani kalon me sukses operimin
Në ndeshjen gjysmëfinale të kupës përballë FC Prishtina ditën e djeshme Selmani pësoi një lëndim që rezultoi të jetë frakturë në klavikulë dhe sot i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.
Kaci operacionin e ka kaluar me suksesë ndërsa procesi i rikuperimit do të zgjasë pesë deri gjashtë javë.
Klubi jonë i dëshiron shërim të shpejtë Kacit.
Forca KACI💙