Shkruan: Ilmi Musliu
Vdekja është vërsulur pamëshirshëm mbi gazetarët e rajonit të Gjilanit. Brenda tre muajve të fundit, i ndau prej nesh kolegët Ibrahim Sefedinin nga Vita (Koha ditore), Hamdi Shabanin (Radio-Gjilani) dhe Ardita Sylejmanin (RTK).
Në fillim të këtij viti iku gazetari Tefik Selimi (Bota sot), ndërsa një vit e gjysmë para tij edhe kolegu Gani Korça (Radio-Gjilani).
2019-ta do të mbahet mend pēr mortin mbi gazetarët e rajonit të Gjilanit.