Dienit Isufi, Yll Ibrahimi, Shaban Shabani dhe portjeri Olt Ismajli, janë ftuar në grumbullimin e përfaqësueses së Kosovës u19.
Këta djem, dëshmuan me paraqitje fantastike në sezonin 2020/21, dhe me plot meritë përfaqësojnë veten dhe klubin FC DRITA U19 dhe jo vetëm.
Meritorë për sukseset e tyre janë edhe pjesa tjetër e lojtarëve që pa mundin e përbashkët nuk do të kishin këto përformanca fantastike.
Ky është një motiv për të gjithë që të vazhdojnë e të punojnë edhe më shumë.
Ndryshe, selektori Ramiz Krasniqi, ka theksuar se për shkak të pandemisë COVID-19, Kombëtarja e Kosovës U-19, e ka pasur të pamundur të zhvilloj aktivitetin e saj futbollistik, çka për futbollin e Kosovës është një humbje e madhe duke përkujtuar se gjenerata e 2002 kishte fatin e keq që nëpërmjet kësaj kategorie të tregojnë potencialin e tyre.
Për herë të fundit kjo kombëtare ishin së bashku në shkurt të vitit të kaluar në turneun e madh futbollistik në Itali “Roma Caput” ku njeherit ishte edhe fituese e këtij turneu duke mposhtur Moldavinë me rezultat 1-0.
Njeriu më meritori i gjithë sukseseve të Kombëtares U-19 padyshim është përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi, i cili edhe njëherë po dëshmon se ky trajner ka potencial të madh futbollistik. “Jam shumë i lumtur që po i rikthehemi fushave futbollistike pas plot 15 muajsh, kjo është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës pasi që një gjeneratë e tërë dhe shumë kualitative na ka humbur e gjithë këtë e ka bërë pandemia por dua secilin futbollist të kësaj gjenerate ta falënderojë për angazhimin e tyre por fati i jonë e i tyre ishte ky, e dhashtë zoti të mos përsëritet më”, ka bërë të ditur njeriu i parë i U-19 Krasniqi.
Përzgjedhësi Krasniqi me tu liruar masat nga pandemia menjëherë ka ftuar futbollistët të cilët do ta bartin barrën kryesore në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës U-19. “Që nga sot e nesër në kompleksin sportivë të Hajvalisë futbollistët do ti nënshtrohen përgatitjeve për të parë cilësinë e tyre pasiqë koha nuk na premton duke e ditur orarin e ngjeshur të cilin e kemi para nesh, do të bëjmë disa grumbullime me futbollist vendor e nga diaspora dhe vetëm më të përgatiturit do të vien në shprehje”, shprehet Krasniqi.
Krasniqi ka theksuar se në asnjë moment nuk do të ndalën së punuari për të kompensuar atë çka mundet të kompensojmë për kohë të humbur. “Ne menjëherë do të kemi dy ndeshje miqësore me Shqipërinë në Shqipëri, këto ndeshje do të zhvillohen me 16-17 qershor ndërsa para kësaj ndeshje për tri ditë me 8,9,e 10 qershor do të kemi grumbullimin me futbollist për të cilët do të përcaktohemi me stafin e punës”. Kombëtarja e Kosovës U-19 është Kombëtarja me më së shumti suksese nga të gjitha grupmoshat nën drejtimin e Ramiz Krasniqit