Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur gjatë ndërrimit të motmoteve.
Katër persona të nacionalitetit serbë kanë mbetur të lënduar, në një aksident trafiku që ka ndodhur në Gjilan.
Theksojmë se dita e 31 dhjetorit 2018, ishte fatale për një femër e cila mbeti e vdekur nga një aksident i tmerrshëm në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Nga aksidenti i njëjtë mbetën të lënduar edhe shtatë persona tjerë, të gjithë në gjendje të rëndë.
Këto informacione i ka dhënë mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora, shkruan Insajderi.
“Në këtë natë ka qenë një natë e tmerrshme, numri i aksidenteve kanë qenë jashtëzakonisht I madh, sidomos vlen të përmendet aksidenti I cili është bërë në relacionin Prishtinë-Podujevë, ku një person ka humbur jetën tre persona të tjerë janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë të cilët gjinden në mjekim intensiv, ndërsa persona të tjerë po ashtu ën gjendje të rëndë”, ka thënë Bajgora.
Por fatkeqësisht ky aksident nuk ishte i vetmi. Në rrugën Prishtinë-Podujevë ndodhi një tjetër aksident trafiku.
Pesë persona mbetën të lënduar si pasojë e goditjes së dy veturave.