Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit për media, në Gllogoc një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj saj. Me vendim të prokurorit pas intervisimit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Edhe në Gjilan një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht një grua. Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Suharekë e Istog, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar.