Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 220 raste të reja me coronavirus, ku katër prej tyre janë nga komuna e Kamenicës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se ka shkruar në 7 mijë e 137 numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus, pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 220 raste të reja, shkruan lajmi.net.
Nga 220 rastet e reja me coronavirus, katër janë nga Komuna e Kamenicës, përkatësisht një nga qyteti i Kamenicës, një nga fshati Buasavatë, një nga fshati Kopërnicë dhe një nga Rogana.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka kërkuar nga banorët e kësaj komune që të bartin maskat, të mbajnë distancën dhe higjienën personale.
Postimi i plotë i Kastratit, pa ndërhyrje:
?Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam se sot katër (4) persona kanë rezultuar pozitiv në testin për #COVID19. Të identifikuarit janë nga Busavata, Kamenica, Kopërnica dhe Rogana.
Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 91 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 63 të shëruar plotësisht, 25 raste aktive dhe tre të vdekur.
Ju lutem kujdesuni për veten dhe njerëzit përreth jush!
Vendos maskën ?
Pastro duart vazhdimisht ?
Mbaj distancë ↔️.