Katër serbët e ndaluar në pikën kufitare në Merdarë janë dërguar në mbajtje në stacionin policor në Lluzhan të Podujevës. Po ashtu në këtë stacion të policisë janë dërguar edhe dy kamionët me të cilët po bartej materiali për referendumin serb, që është paralajmëruar për të dielën.
Këta persona u ndaluan në orët e vona të së premtes në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, pasi të njëjtit po sillnin materialet e nevojshme zgjedhore për referendumin serb të së dielës, të cilin institucionet e Kosovës nuk e lejojnë, njofton Klan Kosova.
Të ndaluarit janë koordinatori i Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq, shoferi i tij dhe dy shoferët e autobusëve.