Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në afërsi të liqenit të fshatit Livoq të Gjilanit.
Valon Osmani nga policia rajonale për Gjilan, ka bërë të se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku afër liqenit të fshatit Livoq. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku janë duke u trajtuar”, ka thënë Osmani.
Rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të aksidenteve nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan.