Katër persona me COVID-19 raportohet se janë në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive në QKUK.
Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 111 pacientë, 62 prej tyre me oksigjenoterapi.
Gjashtë pacientë janë në repartin intensivë, 4 prej të cilëve gjendjen shëndetësore e kanë shumë të rënduar.