Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 vdekje nga coronavirusi, shkruan Reporteri,net. Numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 86.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë në njoftimin e institutit.
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.
Ndërsa sipas njoftimit janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951.