Katershi i Partisë Demokratike të Kosovës, Izmi Zeka, ka deklaruar se PDK në Gjilan po fuqizohet dhe konsolidohet çdo ditë, duke u shndërruar në forcën kryesore politike që do të udhëheqë qytetin pas zgjedhjeve të 12 tetorit.
Ai është shprehur i bindur se me strukturën e saj të fuqishme dhe mbështetjen e qytetarëve, PDK do të dalë fituese në këto zgjedhje.
“PDK nuk ka të ndalur deri në fitoren e 12 tetorit. Gjilani meriton një qeverisje të përgjegjshme dhe vizionare, dhe ne do të jemi garantuesit e saj,” ka thënë Zeka.
Sipas tij, ditët e mira për Gjilanin janë pranë dhe fitorja e PDK-së do të hapë një kapitull të ri zhvillimi dhe mirëqenieje për qytetarët.