Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi një tryezë debatuese me studentët e Universitetit Publik ” Kadri Zeka “ të Gjilanit. Në panel ishte profesori i Medresesë “Alaudin” Muharrem Tërrnava me temën: “Vizioni dhe prioritetet e të rinjëve” dhe psikologu, Besnik Sherifi me temën: “Agjërimi te të rinjët në prizmin psikologjik”.
Në këtë tryezë kontributin e tyre në debat dhanë edhe studentët me skjarime të ndryshme rreth këtyre temave. Ndërsa në emër të rinisë studentore të pranishmit u përshëndetën nga Mehmet Zylfiu. Tryezën debatuese e udhëhoqi kryeimami, Iljaz Mustafa.
Në përmbyllje të tryezës debatuese, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame falenderoi panelistët dhe studentët për kontributin e tyre në këtë debat, e pastaj ua dhuroi nga një dhuratë modeste nga librat e botuar nga KBI në Gjilan dhe shtroi iftar për studentë.