Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shpërndau certifikata për kryerjen e Haxhit për 77 haxhinj nga Komuna e Gjilanit
Në prezencën e Myftiut të Kosovës z. Naim Tërnava, drejtorit të drejtorisë së Haxhit z. Vedat ef Sahiti, Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu shpërndau nga një certifikatë mbi kryerjen e Haxhit për secilin haxhi që këtë obligim e kanë kryer këtë vit.
Fillimisht kryetari i përshëndeti të pranishmit duke iu uruar dhe lutur të madhin Allah që Haxhin e tyre ta ketë pranuar dhe pas çdo mundi e sakrifice secili nga ta do që në sirtarin e tij të ketë një dokument i cili dëshmon për punën e kryer. Andaj nga sot ata kanë nga një certifikatë e cila dëshmon për haxhin e tyre.
Myftiu I Republikës z. Naim ef Tërnava uroi të gjithë haxhinjtë për haxhin e kryer dhe premtoi se: ”Bashkësia Islame e Kosovës po bënë gjithçka që haxhinjtë e tanë ta kryejnë këtë obligimi në kushte më të mira se në të kaluarën, derisa në të ardhmen do të mundohemi që udhëtimi për këtë Farz të organizohet edhe më mirë se deri më tani”.
Secili haxhi mori certifikatën e tij dhe krejt në fund pat edhe një koktej rasti.