By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... KBN përshëndet nismën për pjesëmarrjen e komunave në fondet e përbashkëta evropiane
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

KBN përshëndet nismën për pjesëmarrjen e komunave në fondet e përbashkëta evropiane

Përditësimi i fundit: April 14, 2017 6:28 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

13 prill 2017
Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN) në Gjilan, ka mbajtur sot një takim me përfaqësues të institucioneve lokale nga Komuna e Bujanocit, ku është biseduar për bashkëpunimin ndërkufitar në nivel komunash, veçmas ndërmjet Gjilanit e Bujanocit si dhe nevojën për shtrirjen e këtij bashkëpunimi në një rrafsh më të gjerë, duke përfshirë edhe komunat e banuara me shqiptarë përgjatë brezit kufitar në Maqedoni.
Kjo iniciativë është mirëpritur nga pjesëmarrësit, ndërkohë që janë diskutuar edhe çështje të tjera që ndërlidhen me aspekte të sigurisë, avancimin e mëtejmë të kulturës, bujqësisë, turizmit e të tjera.

- Advertisement -

Kushtrim Kadriu, kryesues i KBN ka thënë se në këtë takim me përfaqësues të institucioneve shqiptare nga komuna e Bujanocit, janë trajtuar çështje të shumta që ndërlidhen me aspekte të përgjithshme të bashkëpunimit ndërkomunal.

“Vizitat e ndërsjella të zyrtarëve të komunës se Gjilanit dhe asaj të Bujanocit, janë shumë domethënëse për ngritjen e urave të reja të bashkëpunimit”, ka thënë Kadriu, duke e nënvizuar veçmas rëndësinë e vizitës së djeshme të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në Preshevë e Bujanoc, ku ishte i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar (KBN).

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, gjatë vizitës në Luginë, ku pati takime me kryetarë të Komunave Preshevë e Bujanoc, me deputetin Fatmir Hasani si dhe me drejtues të tjerë institucionalë, Jonuz Musliun e Nagip Arifin, ka folur për pjesëmarrje të përbashkët në fondet evropiane, duke nënvizuar se bashkëpunimi është me interes të këtyre komunave e veçanërisht të qytetarëve të këtyre vendeve.

Kadriu ka thënë se nisma për bashkëpunim është mbështetur nga të gjithë në Luginë, madje është thënë se kjo nismë është dashur të bëhet edhe më herët.

Anëtarja e Komitetit, Shadije Rexhepi i ka njoftuar anëtarët e Komitetit me mundësitë dhe projektet që mund të realizohen, pasi që ajo ka një përvojë në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar.

Në fund, Sami Azemi, anëtar i Komitetit për Bashkëpunim Ndërkufitar në Gjilan, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme nismën, është shprehur i bindur se ky bashkëpunim do të pasohet me rezultate konkrete.

Haziri: Dy nga katër propozimet e shoqërisë civile janë përfshirë në bashkëqeverisje
KRU ‘Hidromorava’ njofton për ndërprerjen e furnizimit me ujë në rrugën ‘Murat Kryeziu’
KQZ: Edhe 5 ditë afat për aplikim online për certifikimin e kandidatëve për zgjedhje
Edhe një qytetar nga Gjilani humb betejën me COVID-19
Kryetari Hyseni dhe ministrja Nagavci zhvillojnë takim bashkëbisedimi me mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave të Gjilanit
Artikulli i mëparshëm Lutfi Haziri: Djegia e kurorave të luleve te varrezat e dëshmorëve është akt i shëmtuar
Artikulli tjetër Gjilani përkujton 18 vjetorin e masakrës së Llashticës

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.