Emetimi i gazrave ndotës në Kosovë është rritur për afro 26 për qind në vitin 2024, thuhet në raportin e fundit të Komisionit Evropian.
Niveli i dyoksidit të squfurit, oksideve të azotit dhe pluhurit ka pësuar rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraprak.
Eksperti i mjedisit, Besnik Shabiu, fajëson termocentralet me thëngjill dhe përdorimin e shtuar të energjisë elektrike për ngrohje, që kanë rritur punën e tyre.
Pulmologu Skënder Baca paralajmëron se ndotësit dëmtojnë rëndë rrugët e frymëmarrjes dhe mund të shkaktojnë sëmundje kronike.
Raporti thekson se cilësia e ajrit në Kosovë vazhdon të mbetet shqetësuese.










