Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ende nuk janë vendosur masa ndaj Serbisë, pavarësisht vrasjes së policit kosovar, Afrim Bunjaku, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve si dhe rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s në veri.
Ajo ka thënë se pavarësisht kësaj ajo që mbetet në sanksionet e BE-së është Kosova.
“Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, ShBA-ja, BE-ja, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo.