Pas raportimit të Radio Star, ekipet e KEDS kanë ndërhyrë në fshatin Kosaqë të Gjilanit, duke larguar telat elektrikë të rrymës që kishin rënë në lartësi rreth 1 metër mbi asfalt në rrugën kryesore të fshatit.
Banorët kishin alarmuar për rrezikun e madh që paraqiste kjo situatë, pasi telat e ulur mund të prekeshin lehtësisht nga fëmijët mbi moshën 10-vjeçare, ndërsa gjithashtu përbënin kërcënim për makinat dhe kalimtarët.
Pas ndërhyrjes, telat janë larguar nga rruga, duke eliminuar rrezikun e menjëhershëm për banorët.
Banorët falënderuan Radio Star për pasqyrimin e rastit dhe kërkuan që raste të ngjashme të trajtohen me prioritet nga institucionet përgjegjëse.