Futbollistët binjakë, Keita Razak Aziz dhe Alassane Keita Lanzeni Aziz kanë zbarkuar dje në Kosovë dhe tashmë janë kthyer tek SC Gjilani.
Mesfushori dhe sulmuesi kishin probleme me dokumentacion për leje qëndrimi në Kosovë dhe nuk u paraqitën që nga 12 dhjetori i vitit të kaluar.
Gazeta Blic Sport mëson se dyshja e Gjilanit tashmë kanë zgjidhur të gjitha problemet lidhur me qëndrimin në Kosovë dhe dje janë rikthyer në qytetin e Gjilanit, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit.
Natyrisht se rikthimi i dyshes Razak do të ndihmojë Gjilanin, pasi “Skifterat” po luftojnë për titullin kampion dhe rikthimi i tyre mund të llogaritet si një forcë shtesë për ta.