Keita Razak Lanzane ka shënuar një gol të bukur në ballafaqimin ndaj Drenicës, të luajtur këtë të shtunë në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë, që bashkë me vëllain e tij Keita Aziz Lanzani kanë mungur për disa ndeshje si pasojë e mospajisjes me viza, ia ka dalë që në minutën 42 të shënojë dhe ka patur një gëzim të veçantë.
Ai golin e shënuar ia ka kushtuar kapitenit të Gjilanit, Ylber Kastrati, i cili sot ka festuar datëlindjen. Me të shënuar golin Razak është drejtuar ka banka rezervë e ekipit të tij, ku ka përqafuar Ylber Kastratin, duke ia bërë me dije se goli i shënuar i dedikohet atij për ditëlindje.