Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka miratuar tarifat e reja për furnizimin me energji për periudhën tarifore 1 Prill 2025 – 31 Mars 2026.
Sipas vendimit, çmimet mbeten të pandryshuara që nga viti 2019, pavarësisht sfidave globale dhe investimeve në mirëmbajtje.
Tarifat e miratuara janë:
KESCO (shërbimi universal): 29.50 €/MW/h
KEDS (humbjet në rrjete): 36.00 €/MW/h
KOSTT (humbjet në transmetim): 36.00 €/MW/h
KEK thekson se vazhdon të jetë kontribues kryesor në sigurimin e një çmimi të qëndrueshëm të energjisë në rajon, duke përballuar sfida si kriza energjetike globale dhe investimet në infrastrukturë.