Opinionisti Adriatik Kelmendi, po e vlerëson të duhur veprimin e kryeministrit kosovar Albin Kurti, i cili sot u vaksinua i pari kundër koronavirusit.
Sipas Kelmendit, një gjë të tillë e bënë para tij edhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë shetërorë, njofton Klan Kosova.
”Albin Kurti bëri absolutisht gjënë e duhur që mori i pari publikisht vaksinën. S’ka këtu politikë, ka shëndetësi”.
”E kanë bërë para tij edhe Joe Biden, mbretëresha Elizabeth, Papa Benedikti, kryeministrat Netanyahu dhe Erdogan, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Guterres e plot të tjerë”.
”Në kohën kur thuaja gjysma e popullatës besojnë në teori konspirative, është akt patriotik kur një lider i shtetit vaksinohet”.
Njëherit drejtor i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi thekson që pas këtij veprimi, Qeverisë Kurti i mbetet ta bëjnë hapin e radhës që është sigurimi i dozave të tjera të vaksinës për të gjithë qytetarët, njofton Klan Kosova.
”Edhe në Kosovë ka plot njerëz që ende nuk i besojnë as pandemisë dhe as vaksinës”.
”Tash i mbetet qeverisë Kurti ta bëjë hapin e radhës – të sigurojë sa më shpejtë dhe sa më shumë vaksina për të gjithë qytetarët”.
”Vaksinimi nuk ka alternativë!”.