Një ndër biznesmenët më të suksesshëm të Kosovës, njëkohësisht ish-deputet i Kuvendit, Ramiz Kelmendi, në një intervistë për Indeksonline ka folur për zhvillimet e fundit në vend, duke filluar nga pakot e ndara nga Qeveria Kurti, e deri tek ikja e fuqisë punëtore.
Kelmendi komentoi dy pakot ekonomike të ndara ku i quajti pako sociale.
Kelmendi foli edhe për ikjen e fuqisë së punëtoreve, ku theksojë se i gjithë problemi qëndron tek taksa doganore, sipas tij nuk ka asnjë vend në botë që sanksionon vendin e tij me doganë.
Ish-deputeti i kuvendit të Kosovës, kritikoi qeverinë për mos bashkëpunim dhe komunikim ndaj kërkesave të afaristëve.
Sipas tij nuk ndalet largimi me fjalë të mirë, por më perspektiva.
Ai theksojë se nuk ka më fuqi ekonomike, politike, patriotike që mund t’i rikthejë ato në Kosovë.
Biznesmeni Kelmendi tregoi për rrogën minimale në kompanitë që udhëheq ai, por tha se është i mendimit se rrogë minimale në Kosovë nuk duhet të ketë nën 700 euro.
Kelmendi ndër të tjera foli edhe për akcizën e derivateve, sipas tij nga kompanitë duhet të kompensohet punëtorëve çmimet e shkuarjes në punë.