Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, u shkarkua sot nga detyra nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Reagimi më i fundit për këtë shkarkim erdhi nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Nga BE është theksuar se shkarkimi i Kelmendit pengon reformën e domosdoshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe minon progresin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Shkarkimi i sotëm i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme të KPK-së dhe shpërfill parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve. Ai gjithashtu minon progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet në reagimin e BE-së.









