T’du Kosovë pa asnjë kusht!
Të dashur miq,
Isha afër tri javë në Kosovë dhe sapo jam kthyer. Gjatë kësaj kohe ndodhën shumë ngjarje të bukura si: Ento Festi, Prizren Festi, koncerte të ndryshme nga Armendi, Edona, Ram Lahaj, Ditët e Shqiptarit në Gjakovë, e shumë të tjera…
Disa prej tyre pata fatin t’i shijoj edhe vetë!
Kulmi ishte, pa dyshim, Sunny Hill Festival, me të madhen Dua Lipa – një ngjarje që duhet të ruhet si aset mbarëkombëtar!
Vetëm gjatë asaj jave, Kosovën e vizituan mbi 60 shtete – një nga lajmet më të bukura të vitit!
Kjo tregon se kokshmi more dikushi. Bombë atomike s’kemi – ama festivalet kulturore e artistike, brenda dhe jashtë vendit, i bojmë top! 🤷🏻🫶
Prandaj, është më se e domosdoshme të kemi përkrahje institucionale dhe kombëtare, që këto nisma të rriten, të lulëzojnë dhe të përfaqësojnë kulturën, identitetin dhe mikpritjen tonë shqiptare.
E besa, fort po m‘pelqen qe kan fillu me u ndal do dasma me helikoptera, e do biseda sa lamborgjina i pruni filani ! Do gazetar qe pyesin n’der te aeroplanit sa Franka /Orjo i ke marrë me veti, Etj, etj…
Por një gjë më la një shije të hidhur…
“Pse për çdo gjë të mirë duhet të përçahemi politikisht?” Pse, pse, pse? 🥲
Pse duhet ta njollosim një ngjarje madhështore duke e lidhur me “kush është pro, e kush kundër”?
Besoni, kjo mund të jetë bombë atomike për me i shuar e shkatërruar këto ngjarje në të ardhmen!
Prandaj, gëzohuni, shijoni të bukurën,
dhe lejojeni tjetrin të merret me punën e vet, pa paragjykime.
Se ka kaluar koha kur flisnim keq për tjetrin për me u ndier mirë vetë.
Kosovë, të dua pa asnjë kusht!
Me përqafime nga 🇨🇭
Riki 🥂🇽🇰🤝