Në Republikën e Shqipërisë, një këngëtar me emrin Perlat Sheqeri, i ka kushtuar një këngë rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe ku, autenticiteti nuk mungon.
Zhanri i kësaj kënge është “popullore” por motivi është saktësisht rritja e çmimeve.
Këngëtari Sheqeri përmend edhe produktet me çmime të rritura përmes tekstit si vijon:
“Kanë mbetë njerëzit e habitur, se çdo mall te na asht rritur; asht rritë veza, asht rritë speci, rritë domatja e kastraveci. Janë rritë çmimet e ka ra puna, na ka ardhë shpirti te huna.” shotë z. Sheqeri.
Për çudi, Sheqeri nuk ka përmendur fare sheqerin si produkt me çmim të rritur, përkundër që mban emrin e tij.
Ndoshta, e ka pamundësuar mungesa e një fjale tjetër produkti me çmim të rritur për të bërë rimë.
Kjo këngë ka marrë mbi gjysmë milioni shikime në YouTube.
Më poshtë po ju lëmë me këngën: