Këngëtari Faton Isufi ka promovuar së fundmi albumin e tij më të ri “Premtoj”.
Këtë album e ka promovuar në një mbrëmje të madhe mes miqsh në qytetin e Gjilanit.
Ai nuk është ndal me kaq pasi që ka nisur punën rreth videoklipit më të ri që do ta sjell së shpejti.
Këngëtari gjilanas do të bashkëpunojë me Fatos Kryeziun, i njohur më miri si “Koka” i serialit Kafeneja Jonë.
Dy miqtë ende nuk kanë vendosur për titullin e këngës së tyre, por dihet se do të jetë ritmike.
Kënga është duke u punuar në studion ‘Duobass Records’, nga Pimi Isufi dhe Endrit Rexhepi.
Ndryshe, Faton Isufi dhe Fatos Kryeziu janë edhe pjesëtar të bendit ‘Orkestra 2 Korriku’.