Paratë false kanë pushtuar tregun në Kosovë këtë vit.
E sidomos kartëmonedhat prej 100 eurove.
Sipas burimeve të IndeksOnline, në stacionin e Policisë në Prishtinë çdo ditë raportohen mesatarisht 5 raste të falsifikimit të kartëmonedhës 100 euro.
Po ashtu është përfeksionuar edhe kualiteti i fallsos, ku dallimi mes asaj origjinale është tejet i vëshitrë përveç aparatit.
Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.