By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kërçeli dhe Sherifi me premtim të madh për tifozët e Prishtinës: Duam të sjellim trofe
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kërçeli dhe Sherifi me premtim të madh për tifozët e Prishtinës: Duam të sjellim trofe

Përditësimi i fundit: January 2, 2021 11:16 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e mbajtur nga klubi i Prishtinës më 24 dhjetor të vitit që lamë pas, 2019, për drejtor menaxhues të klubit u caktua, Bajram Sherifi, kurse për drejtor sportiv, Fisnik Kërçeli, si pasojë e kalimit të kohëzgjatjes së kontratave si për drejtorin sportiv, Granit Begolli, si drejtorin menaxhues, Agim Salihu i cili tani e tutje kalon në postin e përfaqësuesit juridik të klubit.

- Advertisement -

Bajram Sherifi, i lindur më 12 nëntor, 1978, nga viti 2002 deri më 2012 ka qenë zyrtar policor duke përfunduar atë mision si Zëvendësshef i departamentit të Kundërterrorizmit, kurse si jurist i diplomuar, nga viti 2012 ushtron zejen e avokatit.

Sherifi: Sfida më e veçantë organizimi i 100 vjetorit të përmbyllet me sukses

“Duke pasur besim në vete dhe në stafin e FC Prishtina, besoj shumë qe kjo detyrë e imja ka me qenë detyra ime më e lehtë deri me sot.

Sfidat që na presin në vitin 2021 kanë të bëjë direkt me menaxhimin sa më efikas të klubit, pasi që gjendemi në një situatë aspak të lehë për klubin, por edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi.

Sfidë e veçantë për mua dhe komplet dashamirët e FC Prishtinës do të jetë organizimi sa më i mirë pasi që në vitin e ardhshëm kemi të bëjë me 100 vjetorin e klubit dhe nga ne të gjithë kërkohet një angazhim shtesë në arritjen e rezultateve kulminante që FC Prishtina dhe të gjithë dashamirët e saj i dëshirojnë dhe i meritojnë.
Besoj qe me ndihmën dhe me angazhimin e të gjithëve do t’ia arrijmë qëllimit që i kemi caktuar vetës”.

Kërçeli: Orientimi për trofe dhe tituj, lojtarë të dëshmuar

“Ndjehem jashtëzakonisht i kënaqur dhe i privilegjuar që do të ushtrojë detyrën e drejtorit sportiv në një klub me traditë dhe histori të pakontestueshme siç është FC Prishtina.

Angazhimi kryesor i imi do të jetë orientimi i klubit për vazhdimësinë drejt synimeve për trofe dhe tituj.
Tek e fundit kjo është aspirata e përjetshme e Prishtinës.

Gjithashtu, jam i preokupuar të angazhohem që në klub të ofroj lojtarë me cilësi të dëshmuar dhe talente për të ardhmen që do ta bartin me nder fanellën e klubit tonë.

Aspirate e imja është që të punoj për të siguruar mirëqenien e vazhdueshme në klub, harmoni në mes lojtarëve dhe segmenteve tjera brenda klubit në mënyrë që qëllimi ynë i vetëm dhe i përbashkët të jetë rruga drejt titujve dhe trofeve, me që rast ne do të jemi vazhdimisht pjesëmarrës në garat evropiane, aty ku tashmë Prishtina ka krijuar një imazh tejet pozitiv.
Ne do ta rrisim në vazhdimësi pjesëmarrjen dhe prezencën tonë nëpër gara evropiane dhe të arrijmë respektin e merituar qe na takon”.

QKUK vendos tarifë të re: Familjarët duhet të paguajnë 3 euro për çdo 24 orë qëndrimi
Jasharaj nuk lëshon “pe”: Janari do ta gjejë Kosovën me protesta e greva
Disa pjesëtarë të policisë vetëaksidentohen me një automjet të blinduar në Veri
Haziri dërgon telegram ngushëllimi familjes së Nehat Feratit
Kurti: Ajo që po ndodh në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botëror
Artikulli i mëparshëm Ndërron jetë veteranja e arsimit në Gjilan, Rukije Kadriu
Artikulli tjetër ​Kolona deri në 200 metra në dalje të kufirit në Merdare

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.