Në Aeroportin e Prishtinës “ Adem Jashari” është shënuar një rast i kërcënimit me bombë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
Ajo ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara në Facebook.