Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka telefonuar emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad, pas sulmeve që Irani po synon të bëjë kundrejt këtij shteti.
Gjatë telefonatës, Osmani dënoi veprimet e regjimit iranian që, sipas saj, kërcënojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
“Fola me Lartmadhërinë e Tij, Emirin Tamim bin Hamad, pas sulmeve të shënjestruara të Iranit kundër Katarit. E dënoj fuqishëm veprimet e regjimit iranian, të cilat paraqesin një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne e mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj stabilitetit rajonal dhe paqes së qëndrueshme”, shkroi Osmani në X.

