Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është kërncënuar nga një person.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar vetë deputetja.
“Po, është e vërtetë. Rastin e kam raportu në Polici”, u shpreh shkurt ajo.
Në ndërkohë, Pacolli ka publikuar edhe një shkrim në Facebook, ku ka bërë publik kërcënimin.
Postimi i plotë:
Sot mora një kërcënim të cilin e raportova menjëherë në polici. Kërcënimi lidhet me një rast që u raportua këtyre ditëve dhe i cili nuk ka të bëjë asgjë me mua e as me punën që bëjë dhe nuk më përfshinë mua në asnjë rrethanë.
Mënyra se si u raportua rasti nga Nacionale dhe Berat Buzhala për interesa personale e me qëllim të denigrimit të personalitetit dhe reputacionit tim si deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE ka nxitur urrejtje e dhunë ndaj meje.
Për çdo mesazh kërcënues që marr do ta informoj menjëherë policinë dhe kushdo që përdor emrin tim për këtë rast apo raste tjera që nuk kanë të bëjnë me mua si person privat apo publik do të ngriti padi.
Unë jap përgjegjësi publike vetëm për veten time dhe për aktivitetin tim publik.
348430835 713647537230408 5619623540372721967 n