Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj është kërcënuar nga një person të mërkurën në mesditë.
Teve1.info ka mësuar nga burime brenda PK-së për kërcënimin ndaj kryetarit të Kamenicës.
Ndërsa, rasti i kërcënimit është bërë i ditur edhe nga Policia e Kosovës
“Sheshi-Metush Krasniqi, Kamenicë 20.12.2023 – 13:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia.