Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, është kërcënuar nga një person në gjuhën angleze nëpërmjet Twitterit.
Kërcënimin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“KANOSJE – Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhen angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.
Për këtë ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
KMDLNJ e dënon kërcënimin ndaj të pares së Kuvendit dhe kërkon që menjëherë të marrin masa.
“KMDLNj kērkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Kërcënimet që u bëhen bertësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë”.
Reagimi i plotë:
Sipas raportit të Policisë së Kosoves dhe burimeve brenda Kuvendit të Kosovës që i janë dhënë KMDLNj-së, kryetarja e Kuvendit të Kosoves, zonja Vjosa Osmani, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Nuk është hera e parë që udhëheqësit më të lartë të shtetit apo familjarët e tyre kërcënohen ndërkaq numri i atyre që kërcënojnë dhe trajtohen nga drejtësia është fare i vogël.
KMDLNj kērkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.
Kërcënimet që u bëhen bertësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë.
KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit duke e mbështetur punën e saj në kuadër të mandatit kushtetues sikur që kërkon të mos paragjykohet motivi apo kërcënuesit e mundshëm, deri në përfundim të hetimeve.