Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se kishte kanosur të dashurën përmes telefonit.
Sipas raportit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE Rr. Ramiz Cërnina, Gjilan 10.03.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes telefonit e ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka qenë në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.