Tashmë pothuajse të gjithë janë të njoftuar me veprimtarinë e përmbaruesve privat. Nëse i ke një borxh të caktuar, bankës, ndonjë institucioni dhe nuk po arrin të e kryen me kohë, pala ankohet te përmbaruesi privat, dhe ky i fundit e ka të drejtën që ta bllokojë llogarinë bankare, ku personit i derdhen të ardhurat nga paga apo forma të tjera.
E njëjta gjë i ka ndodhur edhe në qytetari, i cili për T7 ka thënë se edhe atë rrogë të vogël prej 150 euro që e ka ja ka bllokuar përmbaruesi privat.
Ai ka thënë se përmbaruesi privat i ka ndërprerë të ardhurat të cilat mbahej familja e tij, ai i përlotur rrëfen më tej storien dhe duke akuzuar qeverinë e Kosovës ai kërcënoi me vetëvrasje.
Po dëgjojmë raste të ndryshme ku njerëzit në Kosovë po kryejnë vetëvrasje një gjë të tillë po na detyron ky vend ta bëjmë” u shpreh ndër të tjera ai.