Një zëdhëns i Ambasadës Amerikane në Kosovë i ka thënë Gazetës Express se dhuna eventuale i rrezikon të pafajshmit përfshirë edhe ushtarët e KFOR-it.
Në Veriun e Kosovës ka tension, për këtë Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon që të ulen tensionet duke mos përdorur retorikë nxitëse.
“Të gjithë të përfshirët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin në terren. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë e dhunës vënë në rrezik të panevojshëm jetët e pafajshme dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare në terren”, vazhdon zëdhënësi i ambasadës.
Të dielën është mbajtur një protestë në Veriun e Kosovës afër statujës së Car Lazarit.
Kjo një ditë pasi serbët u larguan nga institucionet, duke përfshirë edhe disa policë serbë që zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.
Ambasada amerikane ka kërkuar nga serbët të kthehen në institucione, ndërkohë nga Kosova që ta shtyjë re-regjistrimin e targave si dhe ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. /Express