Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli në seancën e sotme të Kuvendit komunal, paraqiti kërkesën e klubeve sportive për subvencionim dhe i kërkoi Kuvendit që ta mbështes propozimin për ndarjen e një shume prej 100 mijë euro dhe njëkohësisht Kuvendi ta formojë një komision për ndarjen e kësaj shume, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkesë kjo që mori përkrahje të plotë nga vendimmarrësit.
Kryesuesja e Kuvendit Shpresa Kurteshi-Emini kërkoi nga Drejtoria e Buxhetit që të angazhohet në këtë drejtim për të siguruar mjetet për subvencionimin e klubeve sportive, në mënyrë që Kuvendi t`i ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm.