Si anëtare e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, dhe anëtare e Komisionit për Kulturë, Rini, dhe Sport, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, kërkoj nga Drejtoria për shërbime publike, respektivisht drejtori i Drejtorisë, që ta shqyrtoj këtë kërkesë që ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të hapësirës në Sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, që shfrytëzohet për lojërja, përkatësisht makina me bateri për fëmijë. Vlerësoj se ajo hapësirë në shesh, nuk i plotëson kushtet e nevojshme për ushtrimin e një veprimtarie të tillë sepse ka mungesë shtegu për makina me bateri, kur kemi parasyshë edhe numrin e madh edhe të këtyre makinave të vogëla por edhe numrin e fëmijëve që frekuentojnë në shesh. Personalisht me ka rastisë të shoh edhe të moshuar që kanë pësuar nga këto makina për shkak se troturarët janë të papërshtatshëm aty, dhe fëmijët nuk dinë të kenë kujdes. Andaj, kërkoj nga drejtoria në fjalë që këtij operatori ti ipet në shfrytëzim një hapësirë tjetër për të operuar me këtë veprimtari, psh: në Dardani tek fusha, sepse i plotëson kriteret e nevojshme. Kjo me qëllim që sheshi të jetë i lirë dhe pa e penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve.
KËRKESË NGA: Arta Haziri-Nuhiu PËR:DREJTORINË PËR SHERBIME PUBLIKE Naser Korqa
Ndani këtë artikull