Po vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin që të dielën u hodh në Liqenin e Ujmanit.
Rreth operacionit për gjetjen e 33-vjeçarit, detaje për Klankosova.tv kanë dhënë nga Shoqata për Kërkimi-Shpëtim.
Nga kjo shoqatë deklaruan se po bëhet skanimi i zonës.
“Aktualisht po bëhet edhe skanimi i zonës nga policia, pasi që ne nuk kemi mundësi sepse nuk kemi pajisje”, deklaruan nga kjo shoqatë njofton Klankosova.tv.
“Jemi duke bërë mbushjen e bocave. Pasi të bëhet mbushja e bocave të oksigjenit do t’i vazhdojmë zhytjet”.