Veprimi i djeshëm i kryeministrit Haradinaj, i cili gjatë ceremonisë për nder të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, largoi me forcë një grua nga foltorja, ka ngjallur reagime të shumta.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka shkruar në Facebook, se kryeministri para se të flas për këtë ngjarje, ai duhet të jap dorëheqje. Madje, veprimin e Haradinajt, Haxhiu e quajti banditesk, shkruan Gazeta Blic.
“Kryeministri Haradinaj para se të flas, duhet të kërkoj falje për sjellje banditeske dje! Në një vend normal, sot do të detyrohej të jap dorëheqje. Por fatkeqësisht në Kosovë e keqja është normalizuar!”, ka shkruar Haxhiu.
Përkundër kësaj, në një konferencë për media të mbajtur sot, Haradinaj nuk i ra rënë ‘pishman’ për gjestin e djeshëm. Madje, tha se po të ishte burrë, do reagonte ndryshe në atë moment.
“Pse e kam marrë këtë rol, arsyeja ka qenë që mos po kalon më lehtë se sa të ndërhynin policia. Ka qenë ngjarje shtetërore dhe gjera të tilla nuk lejohen”, tha Haradinaj.
Tutje, ai ka komentuar edhe veprimin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili ia ndezi mikrofonin më të dalë në foltore, grus që vetën e prezantoi si familjare e Mehmet Derallës.
“Nuk jam kundër Kadriut, ai ka qenë korrekte shpresua që i thotë dy fjalë edhe largohet”, tha Haradinaj.
Në anën tjetër deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të shoqërisë civile, kanë kërkuar nga Haradinaj të kërkoj falje publike për këtë veprim.
Në këtë ceremoni kanë folur zyrtarët shtetëror, përfshirë Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, Kryeministri Ramush Haradinaj, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta,
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe personalitete të tjera./Gazeta Blic/