By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kërkohet heqja e kushtëzimit të gjobave për regjistrim të automjeteve
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kërkohet heqja e kushtëzimit të gjobave për regjistrim të automjeteve

Përditësimi i fundit: November 1, 2021 2:25 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftoi kohë më parë se më nuk do të ketë nevojë për vërtetim të tatimit në pronë për ta regjistruar veturën.

- Advertisement -

Ky vendim është mirëpritur nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, i cili ka deklaruar se kjo do të lehtësojë procedurat e regjistrimit të veturave.

“E vlerësojmë pozitivisht Projektrregulloren mbi pezullimin e shërbimeve komunale për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë, e propozuar nga ministri Murati. Kjo do të ndikojë pozitivisht te qytetarët”, tha Mazreku.

Ai theksoi se duhet hequr edhe kushtëzimi i gjobave për regjistrimin e automjeteve, gjë e cila, sipas tij, është antikushtetuese.

“Ne po ashtu kërkojmë të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave për regjistrim automjeteve, i cili është kundërkushtetues”, tha Mazreku në televizionin publik.

Sipas tij, lehtësimi i procedurave për regjistrim të automjeteve do të ndikojë në uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati, në fillim të këtij muaji, duke treguar se aktualisht për të regjistruar një veturë, pronari i saj duhet që të nxjerrë vërtetimin që nuk ka borxhe të tatimit në pronë, theksoi se me projektrregulloren e re, pas miratimit të saj në Qeveri, qytetarët nuk do të kenë më nevojë të nxjerrin një vërtetim të tillë kur e regjistrojnë veturën.

“Aktualisht, për të regjistruar një veturë, pronari i veturës kërkohet që të nxjerrë edhe vërtetimin që nuk ka borxhe të tatimit në pronë. Kurse me projektrregulloren e re, pas miratimit të saj në Qeveri, qytetarët s’do të kenë më nevojë të nxjerrin vërtetimin në fjalë kur regjistrojnë veturën. Kjo e lehtëson procesin e regjistrimit të veturave, sepse heq një detyrim që në fakt ka qenë barrë e vetëm atyre që kanë paguar me rregull faturat e tatimit në pronë (dikush që s’ka paguar tatimin nuk ka provuar fare me nxjerrë këtë vërtetim)”, pati thënë mes të tjerash ministri i Financave.

Po ashtu ai tha se me këtë rregullore të re do të ulet numri i veturave të paregjistruara, që, siç dihet, është edhe një kriter për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër.

Ky ishte ekipi i KB Drita, kampion i Kosovës në vitin 1996/1997
Në skenë me ish-presidentin Clinton, Osmani rrëfen rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë
Nisin pritjet për tabelat e veturave
Burri rrah gruan në Gjilan, e bën për spital
Seanca e 31-të dështon, Kuvendi peng i lojërave politike
Artikulli i mëparshëm Haziri: Zgjerimi i rrugëve hyrëse dhe dalëse me katër korsi në Gjian, ka qenë një dëshirë e kahmotshme e imja
Artikulli tjetër Publikohet raporti 24 orësh nga IKSHPK

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.