Kërkohet ndihmë urgjente mbrenda 48 orëve për 24 vjeqarin Fidan Arifi nga Pogragja e Gjilanit
I riu nga Pogragja e Gjilanit 24 vjeqari Fidan Arifi ka pësuar një aksident shumë të rëndë , duke marrë lëndime
shumë serioze dhe të rënda në shtyllën kurrizore.
Familjarët e shokët e të lënduarit Fidan Arifi kanë bërë të ditur se urgjentisht duhet të intervenohet me operim
mbrenda 48 orëve, i cili kushton 18,000 euro ku familjarët nuk kanë mundësi ti mbulojnë këto shpenzime
Gjdo qytetar që shprehë interesim për ta ndihmuar të riun Fidan Arifin, mund të paraqiten nga ora 20:00 tek HIB në Gjilan
Qytetarët Gjilanas gjithmonë kanë qenë humanitarë në shumë raste kur është kërkuar solidariteti i tyre , urojmë që mbrenda afatit të paraparë , të mblidhen të hollat për ta shpëtuar një jetë të re ,për ta rikthyer Fidanin shëndoshë e mirë në gjirin e tij familjar .